Gruaja tentoi t’i kalonte në kufi në çantën e dorës

Më shumë se 77 mijë franga zvicerane janë gjetur në një mjet, që tentoi të kalonte në pikën kufitare të Morinës. Policia tha se në mjet udhëtonte një çift, për të cilët ka bërë të ditur vetëm inicialet.

Paratë e padeklaruara u gjetën në çantën personale të gruas, e cila po udhëtonte si pasagjere në makinë, bashkë me drejtuesin e mjetit. Dy personat të cilët po hynin në Shqipëri nga Kosova u arrestuan./tvklan.al