Një aksion i koduar “Kanionet” ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie lënde narkotike në fshatin Nivicë të Tepelenës. Policia bën me dije se është arrestuar poseduesi i kanabisit, 42-vjeçari me iniciale A.Z. nga Vlora.

Në banesën e tij në fshatin Nivicë u gjetën dhe sekuestruan në total 46 kilogramë kanabis. Kurse në oborrin e banesës u gjetën disa kubikë ku ishin kultivuar fara kanabisi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. /tvklan.al