Deputeti i Partisë Socialiste nga Malësia e Madhe, Paulin Sterkaj, po kalon një provë të vështirë shëndetësore.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një postimi në Facebook lutej që Sterkaj ta përballonte si kampion sëmundjen.
“
Miku ynë Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit. Forca mik! Jemi të gjithë me ty!
”, shkroi Rama.
Deri më tani, nuk ka asnjë informacion nga se vuan deputeti Sterkaj.
/tvklan.al