Identifikohen autorët, kapet njëri prej tyre

Këto janë kubikët me kanabis që Policia e Shkodrës zbuloi në zonën e Velipojës. Lënda narkotike ishte në fazën fillestare të kultivimit, nga dy persona njëri prej të cilëve u vu në pranga nga policia ndërsa tjetri u shpall në kërkim.

Zbulimi i tyre u bë falë informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga ku rezultoi se këta dy persona në fshatin Luarzë kishin nisur të mbillnin 37,336 kubikë kanabisi.

Gjithashtu policia u sekuestroi atyre 1 automjet, 1 traktor dhe sendet e nevojshme për zhvillimin e kësaj veprimatrie kriminale.

Sakaq uniformat blu vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Lidhur me operacionin e zhvilluar reagoi dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili teksa përgëzoi policinë për punën e bërë, kërkoi shtim të kontrolleve në terren pasi sipas tij sezoni i Pranverës shton tendencën e kultivimit të kanabisit.

Tv Klan