Zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç, është liruar nga autoritetet serbe mbrëmjen e kësaj të enjte. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës.

Jankoviç ishte ndaluar më 17 Prill në pikëkalimin kufitar të Jarinjës që lidh Kosovën me Serbinë dhe akuzohej për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.

“MPJD njofton opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç, sapo është liruar”, njoftoi Ministria e Jashtme.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, tha pas lirimit të Jankoviçit të enjten vonë se ai “ishte ndaluar për dy ditë me radhë arbitrarisht dhe është marrë në pyetje nga organet e Serbisë”.

Jankoviç ishte në mesin e 10 zyrtarëve kosovarë që u ndaluan nga autoritetet serbe më 17 Prill. Të gjithë prej tyre janë liruar tashmë. Lirimi i Jankoviçit vjen pak orë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit kërkoi lirimin e menjëhershëm.

Klan News