Nuk shënoi Ronaldo, por Juventusi vazhdoi me serinë e fitoreve. Java e 6 e Serie A nuk solli surpriza. Dybala dhe Matuidi shënuan për bardhezinjtë në pjesën e parë të sfidës me Bologna.

Napoli kaloi lehtësisht Parmën nduke fituar 3-0. Insigne shënoi që në minutën e 5. Dy golat e tjerë u realizuan në pjesën e dytë nga Milik. Elseid Hysaj u la në stol për këtë takim. Me shumë mundësi Ançelotti po e kursen për ndeshjen kundër Juventusit në fundjavë.

Roma e përmirësoi disi serinë e rezultateve të dobëta ndaj Frosinones që i shënoi 4 gola. Under, Pastore, El Sharawi dhe Kolarov ishin autorët e rrjetave që i shërbejnë më së shumti renditjes së moralit të skuadrës, pasi Frosinone është ekipi i parafundit. Në ndeshjet e tjera të javës së 6, Genoa mposhti Chievo 2-0, Atalanta-Torino dhe Cagliari-Sampdoria përfunduan në barazim pa gola.

Tv Klan