Sërish luftime mes izraelitëve dhe palestinezëve




Sërish luftime mes izraelitëve dhe palestinezëve

17:02 16/06/2021

Izraeli u përgjigjet me bomba, balonave me zjarr nga gaza

Mes Izraelit dhe palestinezëve fryn sërish erë lufte. Ushtria izraelite bombardoi sërish natën mes të Martës dhe të Mërkurës, pozicionet e militantëve në Gaza.

Bombardimet erdhën si kundërpërgjigje ndaj balonave me zjarr të hedhura nga Gaza, që u vunë flakën tokave të punuara izraelite pranë kufirit me zonat e banuara nga palestinezët.

Balonat i hodhën në shenjë zemërate ndaj marshimit të së Martës, që kryen nacionalistët izraelitë në Jeruzalemin Lindor të populluar nga arabët. Ky marshim shkaktoi përplasje mes grupeve izraelite dhe banorëve palestinezë në qytetin historik.

Përplasjet më të fundit që rrezikojnë të përshkallëzohen, rrezikojnë arritjet e armëpushimit të 21 Majit. Ky armëpushim i dha fund luftimeve 11 ditore që shkaktuan 268 të vdekur nga të dyja palët dhe shkatërrime të shumta kryesisht në Gaza.

Tv Klan





Të ngjashme