Sërish tensione SHBA-Iran

Sërish tensione SHBA-Iran

11:00 20/06/2019

Të tjera tensione mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Pentagoni njoftoi se një dron amerikan është rrëzuar nga një raketë iraniane tokë-ajër. Sipas Uashingtonit, droni i ushtrisë po fluturonte në hapësirë ndërkombëtarë. Por Teherani nga ana tjetër, pretendon se mjeti po fluturonte pa leje në hapësirën e tij.

Ngjarja ndodhi në ngushticën e Hormuzit, shumë pranë gjirit të Omanit, ku ndodhi incidenti me anijen naftë-mbajtëse. SHBA-të publikuan foto duke akuzuar Iranin për sulm me mina ndaj anijeve çisternë. Akuza të cilësuara si të fabrikuara nga Teherani.

Teksa tensionet sa vijnë e rriten, Pentagoni njoftoi dërgimin e 1000 trupave ushtarake shtesë në rajon, si kundërpërgjigje ndaj veprimeve armiqësore të Iranit.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT Doktori