Si kanë ndryshuar skuadrat e Superiores

Merkato në Shqipëri ka qenë mjaft e nxehtë, teksa pjesa dërrmuese e skuadrave kanë ndryshuar shumë nga fundi i sezonit të shkuar. Ekipet qe u angazhuan në Kupat e Europës kanë qenë mjaft aktive, me Partizanin, Kukësin, Laçin dhe Teutën që kanë pësuar lëvizje të shumta si në hyrje dhe në dalje.

Kampionët i kanë besuar tregut të huaj duke afruar lojtarë si Brown, Solomin, Ekuban, por po ashtu kanë përfituar për të afruar lojtarë me kualitet edhe nga skuadrat e tjera shqiptare, si Hakaj apo William Kordeiro. Kukësi në anën tjetër si çdo sezon ka bere revolucion, duke larguar mbi 11 lojtarë. Spikasin afrimet e Enis Gavazajt dhe Emiljano Mustes.

Trajneri Shpëtim Duro ka sigurisht objektivin e përhershëm të presidentit Safet Gjici për të arritur titullin kamion. Në vallen për pretendent për titull duket dhe Tirana, që këtë sezon ka 100 vjetorin e krijimit. Bardheblute kanë bere një merksto të kujdesshme duke afruar elementë që kanë treguar cilësitë e tyre. Kale, Torasa, Batha Osmani, Dunga japin garanci për një sezon më pretendime.

Pas shumë pikëpytjesh, Skënderbeu do të vijojë projektin më Ardian Takajn, i cili beson tek Ilir Daja. Kanë nisur me shumë vonesë dhe lëvizjet tek Flamurtari dhe Luftëtari. Vlonjatët me gjasë do të përfaqësohen këtë sezon me të rinjtë e klubit pasi pjesa më e madhe e lojtarëve të sezonit të shkuar nuk pranon rinovimin e kontratës pa u paguar më parë detyrimi financiar i prapambetur.

Teuta dhe Laçi po ashtu janë skuadra që kanë bere lëvizje me kujdes. Si djemtë e detit dhe bardhezinjte pritet të rivalizojnë për një vend në kupat e Europës. Bylis dhe Vllaznia po riparojnë skuadrat për tu paraqitur sa më denjësisht pas rikthimit në Superiore.

Ballshiotët kanë afruar mbrojtësin me eksperiencë Ditmar Bicaj. Vllaznia me trajnerin Mirsad Jonuz, kanë marrë lojtarë kryesisht nga Maqedonia dhe tregu vendas. Mund të veçohen Ramadani, Shtubina, apo Herald Marku.

Tv Klan