Sezoni i ri i Superligës, luhen ndeshjet e para këtë fundjavë



Sezoni i ri i Superligës, luhen ndeshjet e para këtë fundjavë

16:00 10/09/2021

Tirana do të nisë sezonin e ri të shtunën me takimin ndaj Skënderbeut në shtëpi. Trajneri Orges Shehi ka një ekip të ndërtuar prej tij dhe faza përgatitore e gjatë i shërbeu për të vendosur në praktikë idetë. Por diçka nuk ndryshon pavarësisht rivalitetit që pritet, objektivat e bardhebluve.

“Kemi pasur kohë të mjaftueshme, kemi zhvilluar një fazë përgatitore të gjatë. Janë 7 ekipe që luajnë për objektiva madhorë. Synimet tona janë të qarta minimumi kupat e Europës, maksimumi trofetë”, thotë Orges Shehi.

Për ndeshjen e parë janë gati edhe në Shkodër për të arritur atë që nuk e morën sezonin e kaluar, titullin kampion. Pengesa e parë është Laçi, një sfidë në transfertë për shkodranët.

Superliga nis sot me takimin Teuta – Partizani. Të dielën do të luhen edhe dy ndeshje të javës së parë, Egnatia – Kukësi dhe Kastrioti – Dinamo.

Tv Klan








Të ngjashme