Rexhep Taip Erdogan ndodhet përballë një sfide të vështirë këtë të diel, zgjedhjeve presidenciale dhe ato parlamentare, që sipas ndryshimeve kushtetuese zhvillohen në të njëjtën ditë.

Por përballë ka një kandidat që mund t’i rrezikojë mandatin e ardhshëm presidencial. Muharrem Inçe, republikani sekularist po shton mbështetjen, duke u shfaqur si një figurë nga radhët e popullit dhe jo e kastës politike. Kur shpalli kandidaturën, u shfaq mbi një traktor duke transportuar kashtë.

Ish- mësuesi i fizikës premton se do tu rikthejë turqve demokracinë. Erdogan kryeson sondazhet dhe është në pragun e 50%-shit, ndërsa Inçe me 25% dhe një kandidat i tretë me mbështetje në 12%.

Por Inçe mund ti shkaktojë telashe Erdoganit në raundin e balotazhit, kur pritet të mbledhë rreth vetes gjithë kundërshtarët e tij politikë të presidentit aktual. Zhvlerësimi i lirës dhe rritja e kostove të jetesës për turqit është një disavantazh i fortë për Erdoganin, i cili pika të forta të platformës ka projektin e zhvillimit infrastrukturor dhe ofensivat ushtarake kundër kurdëve në Siri e Irak.

Për perëndimin pak rëndësi ka se kush fiton të dielën. Analistët thonë se edhe me një lider autoritar si Erdogani, pavarësisht dallimeve të theksuara në parime, mund të bëhet shumë mirë biznes.

Tv Klan