Puntata e katërt e emisionit “Sfida e Gatimit” ka nisur plot energji në Tv Klan.

Dy shefat Alfio Rrotani dhe Indrit Çela pas një përmbledhje të shkurtër nga puntata e kaluar pyetën gjyshe Nadian e cila vendos për pjatën më të mirë se si ndihet.

“Këto kohë kam marrë shumë fuqi dhe jam gati të provoj receta të reja”,

tha ajo.

https://youtu.be/CIe6QWq7vQA?t=16s

Sfida e ditës së sotme ishte mes Arnoldit, i cili punon si kuzhinier dhe ishte njëkohësisht fitues i ditës së djeshme dhe Kristianjt 18-vjeçar i cili ka pasion kuzhinën.

Arnoldi dhe Indriti kishin zgjedhur të përgatisin sot spageti me qofte. Ndërkohë që Kristjani dhe Alfio përgatitën fileto pule me lakër, kungull dhe pançetë.

Në fund të emisionit ishte Nadia ajo shijoi e para pjatat dhe zgjodhi si më më të mirë pjatën e Arnoldit.

/tvklan.al