Sfilatë me çokollatë

Sfilatë me çokollatë

23:37 14/02/2020

Stilistë dhe pastiçierë prezantojnë modelet

Teksa në metropolet më të mëdha të botës po prezantohen koleksionet e reja të sezonit të ardhëm Vjeshtë-Dimër, në Bruksel stilistët janë bashkuar me ekspertët e çokollatës dhe kanë prezantuar veshjet e tyre të shijshme.

Gjithsej ishin 14 krijime, të cilat u shfaqën për publikun në të ashtuquajturin sallon i çokollatës, i shndërruar tashmë në traditë të përvitshme.

Duke pasur parasysh vështirësinë e krijimit të veshjeve prej çokollate, modelet ishin me shumë fantazi, ku nuk munguan as petalet e luleve apo pendët.

Ekspozita, ku mund të provosh edhe lloje të ndryshme çokollate do të qëndrojë e hapur për tre ditë, ku pritet të vizitohet nga 25 mijë persona.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi