SHBA do t’i bëjë presion Rusisë për armatimin kimik sirian



SHBA do t’i bëjë presion Rusisë për armatimin kimik sirian

22:28 09/04/2017

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, thotë se do t’i bëjë presion Rusisë për dështimin e saj për ta parandaluar aleatin sirian nga përdorimi i armatimit kimik, gjatë takimeve në Moskë më 11 prill.

Gjatë një interviste në rrjetin televiziv, ABC, të transmetuar sot, Tillerson tha se do t’i bëjë thirrje qeverisë së Rusisë, për “t’i plotësuar obligimet ndaj komunitetit ndërkombëtar meqë është pajtuar të jetë garantuese e eliminimit të armatimit kimik” të Sirisë.

Nëse Siria kryen më tepër sulme kimike, tha sekretari Tillerson, “atherë kjo do t’i dëmtojë qartas raportet Shtetet e Bashkuara – Rusi”.

Shtetet e Bashkuara kanë lansuar raketa speciale ndaj një baze ajrore në Siri, më 7 prill, në përgjigje të asaj që Uashingtoni thotë se ishte sulm vdekjeprurës me armatim kimik kundër civilëve, nga qeveria e presidentit, Bashar al-Assad.







Të ngjashme