Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Gjykata e Lartë e Floridas ka vendosur rinumërimin me dorë të 9 mijë votave të Miamit dhe disa të tjerave në kontetë e diskutuara. Ky është vendimi i gjykatësve të Floridas, të cilët kanë vendosur kështu të marrin parasysh kërkesën e demokratëve. Numërimi i më shumë se 9 mijë votave, duhet të kryet shumë shpejt, pasi në datën 18 Dhjetor është përcaktuar afati final i zyrtarizmit të presidentit të ri të vendit.

Kanë reaguar menjëherë republikanët të cilët i janë drejtuar Apelit. Përfaqësuesi republikan ka deklaruar: “një vendim i tillë, i cili ndodh për herë të parë në historinë moderne nuk na ka zemëruar vetëm ne, por gjithë kombin dhe demokracinë amerikane”. Ndërsa përfaqësuesi demokrat e ka quajtur fitore për Al Gorin, për miliona mbështetësit e tij dhe për gjithë demokracinë në vend./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori