Ndryshe nga Donald Trump, i cili e konsideron NATO-n si një aleance të kaluar, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes James Mattis, në ditën e parë të marrjes së detyrës, e vuri theksin tek angazhimi i palëkundur i Shteteve të Bashkuara në NATO, ndërsa vlerësoi  edhe marrëdhënien e ngushte me ushtrinë britanike.

Lajmi erdhi nga Zëdhënësi i Pentagonit pas një bisede të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes me Sekretarin e Përgjithshëm te NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Të dy udhëheqësit diskutuan rendësin e vlerave të përbashkëta, ndërsa Sekretari Amerikan theksoi se kur shtetet e bashkuara janë në kërkim të aleateve të mbrojtjes së këtyre vlerave, ata shohin gjithmonë nga Evropa,” tha zëdhënësi i Pentagonit. Mattis foli edhe me homologet e tij Britanike dhe Kanadeze./ TV KLAN