Agron Shehaj është një prej 4 emrave që garojnë për kreun e Partisë Demokratike, në zgjedhjet që do të mbahen të dielën e 13 Qershorit. Por përse duhet demokratët të votojnë Shehajn? I ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Opinion, ai rendit disa arsye.

“Unë mendoj se kam besimin e demokratëve, mendoj që demokratët e kanë të qartë që jam një njeri i pakorruptueshëm që di sesi të zgjidh problemin kryesor që kanë shqiptarët, që është papunësia, sepse e kam bërë. Nëse ka një kandidat tjetër, që ka krijuar më shumë vende punë sesa kam krijuar unë…”

Por a është suksesi në biznes i mjaftueshëm për të qenë i suksesshëm edhe në politikë?

“Absolutisht po. Pjesa më e madhe e presidentëve amerikanë janë sipërmarrës, vijnë na sektori provat, nga bota e biznesit. Pjesa më e madhe e kongresmenëve në perëndim gjithashtu.  Të flasim troç, unë mendoj që Shqipërisë i duhet një kryeministër i ndershëm dhe i zotë”, tha Shehaj më tej./tvklan.al