Një urë u shemb pas shirave të rrëmbyeshëm në qytetin turk të Termes, në rajonin e Detit të Zi.

“BBC” raporton se dy persona ranë në lumë, por fatmirësisht mbijetuan me plagë të lehta.

Në videon e publikuar nga media shihet momenti që dy personat, të cilët po kalonin në urë bien në gropën e krijuar nga rrëshqitja e dheut, ku po ashtu përfundoi edhe një makinë e parkuar.

Një prej personave arriti të dalë vetë nga lumi, ndërsa tjetri u nxor me ndihmën e ekipeve të shpëtimit.

Rajoni turk i Detit të Zi është përballur me shira të rrëmbyeshëm fundjavën e kaluar. /tvklan.al