Pak dashuri më shumë dhe gjithçka bëhet universale. Dita merr tjetër kuptim dhe ndjen që Shën Valentini ka ardhur. Një puthje më shumë, një lule apo një dhuratë, ka dalluar të gjithë të dashuruarit në Tiranë.

Kodrat e Liqenit të Tiranës kanë qënë sot bujtësit me bujarë për ata që dashurojnë. Dita e Shën Valentinit nuk u ka falur kënaqësi vetëm të rinjve, edhe më të thyerit në moshë kanë dalë për të rikujtuar dashurinë e hershme. Familjarët, dashurinë duket e kanë ndarë me fëmijët.

Njerëzit kanë preferuar të festojnë në mënyra të ndryshme ditën që sjell më shumë dashuri. Për qeveritarët duket se kjo ditë ka sjellë pak më shumë liri për të shëtitur pa truprojat e makinat e zakonshme. Karnavalet i kanë dhënë diçka më shumë Shën Valentinit në Tiranë. Bashkia me një subjekt privat ka ndryshuar atmosferën e kryeqytetit./tvklan.al