Shëndetësia është një ndër problemet më shqetësuese për vendin tonë që prek secilin prej nesh dhe cilësinë e jetesës. Por pavarësisht rëndësisë së shëndetësisë, ende pak flitet për të.

Për të diskutuar lidhur me këtë temë kaq delikate ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Leonard Solis ish-ministër i Shëndetësisë, Nard Ndoka ministër i Shëndetësisë, Fatos Lubonja publicist, Elvana Hana drejtoreshë e ISKSH, Halim Kosova drejtor i “Mbretëresha Geraldinë”, Petrit Vasili ish-zv.ministër i Shëndetësisë.

“Është blof që shkruhet nëpër libra që shëndetësia është prioritet, asnjë deri tani nuk e ka parë si prioritet këtë fushë. Aplikimi i strategjive të shkruara duan harmonizim shumë të mirë. Nuk mund të bëhet reforma vetëm nga ministri. Shëndetësia është një aksion multidimensional dhe askush në këto 17 vjet nuk e ka par si prioritet”, tha Solis.

“Për mendimin tim gjendja e shëndetësisë sot është treguesi më dramatik i mungesës së vlerave të shoqërisë shqiptare. Banaliteti i së keqes që mbizotëron në Shqipëri shfaqet në mënyrën më kriminale në mjekësi”, tha Lubonja./tvklan.al

Të ftuar: Leonard Solis ish-minister i Shëndetësisë, Nard Ndoka ministër i Shëndetësisë, Fatos Lubonja publicist, Elvana Hana drejtoreshë e ISKSH, Halim Kosova drejtor i “Mbretëresha Geraldinë”, Petrit Vasili ish-zv.ministër i Shëndetësisë.