Biblioteka Kombëtare e Kosovës shënon sot 76-vjetorin e themelimit të saj.

Në një njoftim në mediat sociale drejtoria e bibliotekës njofton se për nder dhe në kujtimit të profesor Anton Çettës, do të mbahen dy ekspozita, ku do të merr pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Në 12:40, do të hapet ekspozita “Anton Çetta : 100-Vjetori i lindjes” me libra dhe artikuj të/për Anton Çettën në koleksionet e BKK-së.

Gjithashtu do të hapet edhe ekspozita e fotografisë: “Anton Çetta: 30-Vjetori i pajtimit të gjaqeve,” ku do të tregohen fotografi të papublikuara më parë.

Po ashtu gjatë ditës së sotme do të ketë dhe disa aktivitete të tjera. Theksohet nga drejtoria e bibliotekës se të gjitha aktivitetet do të zhvillohen duket respektuar masat  kundër COVID-19./tvklan.al