Disa prej tyre janë plagosur lehtë ndërsa mijëra qytetarë janë evakuuar

Është shënuar viktima e parë nga zjarret në jug të Francës. Trupi i 50-vjeçarit  u gjet  në shtëpinë e tij në Grimaud, një qytet pranë  rivierës franceze të Saint-Tropez.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se 5 zjarrfikës dhe 22 persona janë  plagosur  lehtë  përfshirë 19  të cilët janë asfiksuar nga tymi i flakëve.

Zjarrfikësit francezë luftuan gjatë natës për të shuar një zjarr në kodrat prapa vendpushimit bregdetar.

Prefektura e Var ka ndaluar hyrjen në të gjitha zonat pyjore duke theksuar  faktin se zona paraqet një rrezik shumë të lartë për banorët.

Presidenti Emmanuel Macron shkoi të martën për të përshëndetur “guximin” e qindra zjarrfikësve, forcave të shpëtimit dhe zyrtarëve vendorë të cilët janë angazhuar në betejën kundër flakëve. Macron vlerësoi se orët e ardhshme do të jenë  absolutisht vendimtare. Mijëra njerëz janë evokuar pasi ata nuk  mund të kthehen në shtëpitë e tyre ose vendet e pushimeve dhe duhet të qëndrojnë në vendet e vëna në dispozicion të tyre.

Klan News