Rama: Marrin fund zvarritjet dhe korrupsioni

Çdo shërbim në Kadastër do të kryhet tashmë online. Që nga aplikimi, dorëzimi i dokumentacionit, pagesa, shqyrtimi i kërkesës dhe kthimi i përgjigjes do të kryhet nëpërmjet portalit e-Albania duke shmangur radhët dhe kontaktet me administratën. Në prezantimin e projektit Kryeministri Edi Rama thotë se ky është një revolucion në dhënien e shërbimit për qytetarët.

“E pra, më në fund ia dolëm ta mbajmë këtë zotim tejet të vështirë dhe t’i japim fund sekserëve, bakshisheve, pritjeve e zvarritjeve, që në 30 vjet e kthyen Hipotekën, në gropën më të zezë të korrupsionit në Shqipëri, pas gjykatave e prokurorive, ku vazhdon pastrimi i thellë e tejet i vështirë po ashtu!”

Ndërsa kreu i Kadastrës, Artan Lame dha edhe afatet për çdo shërbim. Vetëm në raste të veçanta dhe të komplikuara do të kërkohet që qytetari të paraqitet pranë zyrave të Kadastrës.

Tv Klan