Rreth orës 14:30, në Sukth të Durrësit pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është goditur me thikë E.Ç., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është M.M., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore pasi është lënduar si pasojë e konfliktit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, të dy palët e konfliktit ndodhen nën mbikqyrjen e Policisë deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al