Teuta shpallet kampione, por ka përplasje në takimin me Gogën

Teuta u shpall kampione në basketboll për meshkuj pas 66 vitesh, por sfida me Goga Basket nuk kaloi e qetë. Frenki Lilaj i Gogës u përplas me amerikanët e Teutës, fillimisht me Pelissier dhe më pas me Strawberry në pjesën e dytë të takimit të zhvilluar në Durrës.

Sherri mes tyre u ndal pas ndërhyrjes së arbitrave dhe basketbollistëve të tjerë. Teuta mundi Goga Basket me rezultatin e 95-79, duke e mbyllur serinë e finaleve në 3-1. Një mbyllje perfekte e sezonit, pasi më herët skuadra durrsake mori edhe Kupën e Shqipërisë sërish përballë Goga Basket, rival në vitet e fundit. 

Tv Klan