“Berberi i Seviljas” rivjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Vepra e njohur e Gioachino Rossinit do të përcille në një mënyrë të veçantë dhe krejt origjinale këtë radhë nën regjin e Nikolin Gurakuqit.

Nikolin Gurakuqi: “Kjo shfaqje nuk ka as kohë dhe as vend veprimi, domethënë zhvillohet diku në një vend. Kjo është bërë me qëllim për ta universalizuar mesazhin e veprës. Vepra e Rossinit është një vepër brilante. Po ta marrësh partiturën e Rosiinit, libretin dhe partiturën e kompozitorit dhe do të shohësh se ajo i ka të gjitha këto ngjyra që ne kemi dashur të japim.”

Në rolet kryesore do të jenë artistë të njohur shqiptarë, si Vikena Kamenica apo Kreshnik Zhabjaku, por nuk mungojnë as artistët e huaj.

Kreshnik Zhabjaku: “Vështirësi është se është një rol si teknikisht dhe skenikisht është shumë kërkues dhe për mua është një veçanti mbasi vij pas 10 vjet e gjysmë në Shqipëri.”

Vikena Kamenica: “Është një vepër komike të jep shumë, jep fjala, jep muzika, muzika është virtuoze, e mrekullueshme, është tërë kohën që të mban në peshë. Mbase publiku do shohë diçka ndryshe në Teatrin e Operas.”

“Berberi i Seviljes” do të jetë premierë mbrëmjen e 18 qershorit në dirigjimin e të mirënjohurit Victorio Parizi./tvklan.al

Gazetare: Manjola Bregasi

Operator: Gentian Koçi