Infektimet në Francë: Të larta, por nën kontroll

Edhe këtë 24 orësh, Franca u rendit në krye të vendeve europiane për numrin e lartë të infektimeve ditore, që shënuan mbi 23 mijë raste. Kurba e ditëve të fundit tregon qëndrueshmëri edhe pse niveli i infektimeve është më i ulët se Nëntori kur shënoheshin çdo ditë mesatarisht 10 mijë raste më shumë se aktualisht.

Franca megjithatë është e fundit nga vendet më të populluara të kontinentit, përsa i përket vdekjeve ditore. Edhe pse shmangu vendosjen e bllokimit të tretë kombëtar, qeveria franceze nuk përjashton mundësinë e një pakete masash më të ashpra gjatë pushimeve dimërore.

Për nga niveli i viktimave ditore, në krye të listës së pandemisë në vendet europiane renditet Britania e Madhe me mbi 900 raste. Shifrat e vdekjeve vijojnë të jenë të larta në kontrast me infektimet ditore.

Shifrat tregojnë se presioni në spitale vijon të jetë i lartë për shkak të dyndjes së të shtruarve, prej mutacionit të ri të koronavirusit me origjinë në këtë vend. Infektimet ditore në Gjermani vijojnë të jenë në nivele të ulëta dhe të qëndrueshme në dallim nga numri i viktimave që mbetet i lartë.

Tv Klan