Kosova vijon të shënojë shifra të ulta të infektimeve me Covid. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 297 raste pozitive dhe mësohet se janë shëruar 311 pacientë.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 106 raste, Prizren 20 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Vushtrri 13 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 8 raste, Rahovec 8 raste, Podujevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 4 raste, Drenas 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Malishevë 2 raste dhe Kamenicë 1 rast.

Tashmë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 56.655, kurse numri i rasteve aktive është 6.857. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dhe 5 viktima si pasojë e Covid-19, duke çuar numrin e fataliteteve në 1.553.

Qeveria e Kosovës duke parë shifrat e ulta të infektimeve ka hequr të gjitha masat kufizuese./tvklan.al