Liga që ka ndryshuar më shumë se sa ka ekipe

Superliga e Turqisë duket se këtë sezon nuk është një ambient i sigurtë për trajnerët. Deri më tani janë bërë 22 ndryshime në një kampionat që ka 21 skuadra.

Më saktë 14 ekipe kanë larguar të paktën një herë trajnerin dhe pse këtë sezon për shkak të problemeve ekonomike prej pandemisë janë më të pakët në numër shkarkimet.

I fundit që e pësoi në këtë stafetë ishte rumuni, Dan Petrescu, i cili qëndroi në stolin e Kayseris për 43 ditë.

Durimi i drejtuesve duket se është i pakët pasi më herët gjatë këtij sezoni patën trajnerët vendas Bayram Bektas dhe Samet Aybaba ku janë zhvilluar 26 javë. Ka edhe si Irfan Buz, avetura e të cilit te Kasimpasa zgjati vetëm 11 ditë.

Tv Klan