Një bandë e përbërë nga shqiptarë dhe e përqendruar në shpërndarjen e kokainës dhe marijuanës është shkatërruar nga autoritetet italiane.

Në prangat e policisë kanë rënë pesë shqiptarë, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Ata kishin përdorur edhe minorenë për të shpërndarë drogën. Grupi kriminal kishte shfrytëzuar si baza dhomat që merrnin me qera në disa hotele në zonën e Roseto.

Të arrestuarit kanë treguar para autoriteteve se e shisnin drogën në hotele, sepse gjenin përdoruesit e lëndës narkotike më shpejt.

Klientët e ‘preferuar’ të shqiptarëve ishin adoleshentët dhe femrat.

Në shumë raste ata kishin pranuar që të paguheshin edhe me marrëdhënie seksuale prej tyre. Në disa raste të tjera përdoruesit ishin kërcënuar kur kishin vështirësi të paguanin lëndën narkotike.

/tvklan.al