Itali/ Shkatërrohet banda e trafikantëve shqiptarë

Itali/ Shkatërrohet banda e trafikantëve shqiptarë

10:04 30/11/2018

Policia italiane shkatërroi një rrjet trafikantësh shqiptarë. Në pranga ranë 20 persona, shumica e të cilëve – sipas mediave italiane – janë shqiptarë. Organizata merrej me trafikimin e sasive të mëdha të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Prej kohësh trafikonin hashash por edhe kokainë e heroinë që e siguronin edhe në vende të tjera si Holanda.

Qendra e aktivitetit të tyre ishte zona bregdetare e Abrucos, ku ata kishin një numër të madh restorantesh e biznesesh të tjera, të cilat e shfrytëzoheshin edhe për trafikun e drogës. Operacioni i policisë mban emrin e njërit prej këtyre lokaleve “Evelin”, ku bëhej edhe shpërndarja e drogës. Arrestime janë kryer në Campobassos e Foggias, Chietit dhe Genovas.

Urdhërarreste janë lëshuar për 37 persona në total të akuzuar po ashtu për trafik armësh. Hetimet për organizatën nisën një vit më parë, periudhë gjatë të cilës janë arrestuar 13 të tjerë dhe janë sekuestrua 12 kilogram drogë.

/tvklan.al

Të ngjashme
Kolegji Profesional AKSHI