Shkencëtarët zbulojnë 40 mutacione të ndryshme të koronavirusit

Shkencëtarët zbulojnë 40 mutacione të ndryshme të koronavirusit

09:20 25/03/2020

Në gjurmët e COVID-19: 7 raste gjatë një ndeshjeje futbolli në Angli

Shkencëtarët në Islandë pretendojnë se kanë gjetur 40 mutacione të ndryshme të koronavirusit. Ato u zbuluan nga analiza e tamponëve të disa pacientëve në Islandë, ku deri më tani janë raportuar 600 raste të infektuarish.

Duke përdorur sekuencën gjenetike, kërkuesit identifikuan se sa mutacione kishte akumuluar virusi. Këto variante gjenetike mund të shërbejnë si “shenja gishtash” të virusit për të zbuluar se ku e kanë origjinën.

Shkencëtarët islandezë ishin në gjendje të zbulonin gjurmë të virusit në tre vende europiane, Austri, Itali dhe Angli. Ekspertët pretendojnë se shtatë të infektuar kishin qenë në të njëjtin vend, gjatë një ndeshje futbolli në Angli.

Viruset kalojnë në mutacione të ndryshme gjatë kohës që evoluojnë. Kjo bën që ato të sillen në mënyrë të ndryshme.

Daily Mail shkruan se ndryshimi i formës është një proces biologjik që lejon virusin që të sulmojë trupin e njeriut. Shkencëtarët besojnë se ky infeksion ka qëndruar për vite të tëra madje për dekada tek kafshët, përpara se të fitonte aftësinë që të kalonte tek njerëzit./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi