Shkencëtari kinez kërkoi për leje vaksine para shpërthimit të Covid-19




Shkencëtari kinez kërkoi për leje vaksine para shpërthimit të Covid-19

13:18 08/06/2021

The Australian: U zhduk 3 muaj pas kërkesës. Rezulton të ketë vdekur

Detaje të reja të hedhura në mediat australiane përforcojnë dyshimet se Kina ka pasur njohuri të detajuara për koronavirusin, që para shpërthimit të epidemisë në Wuhan.

E përditshmja “The Australian” ka zbuluar disa dokumente sekrete të shërbimeve amerikane të zbulimit, në të cilat thuhet se një shkencëtar i ushtrisë kineze paraqiti një kërkesë pranë autoriteteve në Kinë për marrjen e lejes për një vaksinë anti-Covid, 5 javë para 24 Shkurtit 2020, datë kur autoritetet kineze konfirmuan se koronavirusi përcillet nga njeriu tek njeriu.

Zhou Jusen quhet shkencëtari ushtarak i vlerësuar me medalje nga zyrtarët e partisë komuniste kineze, i cili megjithatë rezulton të ketë ndërruar jetë në rrethana misterioze rreth tre muaj pas mbushjes së kërkesës. Për zhdukjen e tij nuk është folur në mediat kineze as edhe një fjalë, edhe pse Jusen ishte ndër shkencëtarët më në zë të vendit.

 The Australian hedh po ashtu dyshime se shkencëtari kinez po e studionte prej kohësh në mënyrë sekrete, koronavirusin në Institutin e Virologjisë në Wuhan prej nga dyshohet se ka dalë ky virus, si dhe mundësinë e përpunimit gjenetik të tij.

Madje financime për këtë projekt kanë dhënë edhe institutet e drejtuara nga kryevirologu amerikan Antonu Fauci. Instituti i Wuhanit ka bashkëpunuar në atë kohë edhe me Universitetin e Minesotës dhe Qendrën e Gjakut në Nju Jork.

Tv Klan





Të ngjashme