Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Studentët e fakultetit Filologjik, nxënësit e shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja, apo Akademisë së Arteve në Tiranë, prej ditësh kanë qenë në grevë. Ngritja e pagave të pedagogëve, një nga kërkesat e grevistëve është realizuar nga Ministria e Arsimit, por për një pjesë të mirë të stafit pedagogjik, kjo gjë duhej bërë me kohë. Zëvendës dekani i fakultetit Filologjik Dhimitër Doka thotë:

Dhimitër Doka:- “Mirëpritëm rritjen e rrogave, që duhej të ishte bërë me kohë, jo të pritej greva, për të realizuar një kërkesë të ligjshme”.

Të çorientuar grevë apo mësim, kërkesa të reja apo ato që ishin, studentë dhe pedagogë ngrenë supet dhe nuk të flasin për nivel mësimdhënie, apo nivel të përgatitjes nëpër leksione, sepse mesa duket në fakultetet tona ende konsiderohet luks një kërkesë e tillë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori