Kjo letër e vendosur në autobusin e linjës Kuçovë-Tiranë tregon më së miri se pronari i saj është drejt falimentimit. Shkaqet, sipas drejtuesëve të autobusëve janë të shumta. Midis të tjerash ata përmendin:

“Kemi shumë konkurrencë të pandershme, bëhet fjalë për furgonat dhe ndaj shtetit nuk jemi fare të kënaqur, sepse tatimet i kemi shumë të larta, bileta është në një gjendje shumë të ulët në krahasim me çmimin e naftës që ndodhet sot edhe shteti nuk merr asnjë masë ndaj furgonave.”

Kështu sindikalistët e Këshillit Komëbtar të Autobusëve Ndërqytetas kanë kërkuar nga shteti eliminimin e të gjithë këtyre faktorëve të cilët e bëjnë të pamundur vazhdimin e biznesit të tyre.

“ Dhe shteti s’ka bërë asnjë lloj investimi për këtë lloj biznesi, po ky lloj biznesi është duke falimentuar, duke paguar taksa shumë të rënda dhe duke u rritur taksat gjithmonë.”

Ndërsa njëkohësisht ata kanë paralajmëruar se, në rast të mosrealizimit të kërkesave, do të vendosin të zhvillojnë një grevë pa afat. /tvklan.al