Në lojën e shifrave për pjesëmarrjen në referendumin e Kushtetutës ka hyrë përveç partive politike dhe Shoqata për Kulturë Demokratike . 52.13 % është shifra relative e pjesëmarrjes së publikuar nga kjo shoqatë në bazë të raportimeve të 1100 vëzhguesve të saj.

Për të qënë sa më e paanshme, presidentja Gaçe u shpreh se shifra 52.13% mund të merret me tolerance në mos më tepër apo më pak se 4%. Rrethet me % më të ulët janë Shkodra, Malësia e Madhe, Dibra, Puka dhe Durrësi. Problemi më i madh gjatë ditëve të votimit theksoi Gaçe ka të bëje me listat e votuesve ku prefektët kanë hequr padrejtësisht qytetarët të regjistruar nëpër lista./tvklan.al