Shoqërohet në polici futbollisti, goditi gjyqtarin e ndeshjes



Shoqërohet në polici futbollisti, goditi gjyqtarin e ndeshjes

21:21 04/07/2020

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot gjatë ndeshjes Gramshi – Ada e vlefshme për Kategorinë e Dytë.

Futbollisti i skuadrës Adës së Velipojës, V.P. 29 vjeç, është shoqëruar në komisariat nga forcat policore pasi goditi dhe fyeu gjyqtarin e ndeshjes B.L. 32 vjeç nga Lezha.

Shkak për këtë incident është bërë akordimi i një penalltie nga gjyqtari në favor të Gramshit. Futbollisti 29-vjeçar nuk ka qenë dakord me këtë vendim të gjyqtarit dhe reagoi ashpër duke e goditur.

Menjëherë në fushën e blertë u futën forcat policore duke bërë të mundur neutralizimin e futbollistit dhe e shoqëruan atë në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al




Të ngjashme