Maribor, skuadra që mposhti Kukësin 4-0 një ditë më parë në miqësore, do të jetë kundërshtari i Partizanit në kualifikueset e Europa League.

Maribor e përfundoi sezonin e sivjetshëm në Slloveni në vendin e dytë, por me pikë të barabarta me skuadrën kampione. Kundërshtari i Partizanit është ekipi me më shumë tituj në kampionatin vendas.

Takimi i parë do të luhet në Shqipëri më 12 Korrik, ndërsa ai i kthimit më 19 në Slloveni. Të kuqve iu duhet të marrin maksimumin nga takimi i parë për të shpresuar ta kenë më të lehtë kthimin.

Shorti favorizoi disi Luftëtarin. Gjirokastritët do të kenë përballe skuadrën letoneze Ventspils. Përballja e parë do të jetë në transfertë për Luftëtarin.

Anorthosis Fabagusta është skuadra me të cilën do të luajë Laçi. Ekipi qipriot u rendit i treti në fund të sezonit, por kjo skuadër ka shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare.

Edhe Laçi, do ta luajë ndeshjen e parë në transfertë. Kurbinasit do të tentojnë barazimin në ndeshjen e parë për ta patur më të lehtë në Shqipëri me mbështetjen e tifozerisë vendase.

Tv Klan