Ukraina shpallet fituese e Eurovision 2022. Grupi ukrainas Kalush Orkestra mori 631 pikë, në vendin e dytë u rendit Britania, ndërsa në vend të tretë Spanja.

Ishin 25 vende që performuan në këtë natë finale. Pretendentët kryesorë ishin Britania e Madhe me yllin e TikTok, Sam Ryder dhe grupi popullor ukrainas i rap-it Kalush Orkestra, që pati një mbështetje të gjerë nga publiku për shkak të pushtimit të vendit nga Rusia.

Ndërkohë, Rusisë dhe Bjellorusisë iu ndalua pjesëmarrja në konkurs këtë vit.

Eurovisioni i këtij viti u zhvillua në Torino të Italisë dhe u prezantua nga këngëtari britanik Mika, këngëtarja italiane Laura Pausini dhe prezantuesi italian Alessandro Cattelan.

Shqipëria këtë vit nuk mundi të kualifikohej në finale, duke u eliminuar që në natën e parë./tvklan.al