Aksidenti në Kodër Kashar, arrestohet shoferi

Një aksident të rëndë që ndodhi pak para mesnatës së të enjtes në Kodër-Kashar në periferi të Tiranës. Kjo makinë tip Opel ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën udhëtonte dhe është përplasur me murin.

Për pasojë kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa drejtuesi i makinës ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet në spital.

Viktimat janë vëllezërit Ismail dhe Belul Sulaj, 66 dhe 63 vjeç, si dhe kushëriri i tyre Dashamir Dema 50 vjeç. I plagosur ka mbetur shoferi Zija Stefanesku (Murati), 29 vjeç, i cili mëngjesin e së premtes është arrestuar nga policia.

Në përpjekje për të devijuar një kthesë, automjeti është përplasur me murin në krahun e pasagjerëve. Sipas banorëve përplasja ka qenë e fortë, ndërsa janë përpjekur t’u japin ndihmën e parë mjekësore pasagjerëve.

Shkak për aksidentin tragjik dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara. Nga komunikimi i parë me punonjësit e policisë nuk kishte shenja të konsumimit të alkoolit, por një gjë të tillë do ta përcaktojë Mjekësia Ligjore.

Tv Klan