Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Lezhë në lagjen “Besëlidhja” pasditen e kësaj të premteje.

Sipas gazetarit të Klan News në Lezhë, Martin Marku, në momentin e ngjarjes në shtëpi ka qenë një çift të moshuarish.

Nga flakët pësoi lëndime në duar 91-vjeçari, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës.

Ndërsa, zjarri në banesë u shua nga ana e zjarrfikësve të cilët ndërhynë në kohë.


Informacioni i Policisë së Lezhës:

Rreth orës 19:00, në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, në banesën e shtetasit Sh. T. 91 vjeç, ka shpërthyer një bombël gazi (bombël e vogël kafeje), ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta fizike 91-vjeçari, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

/tvklan.al