Shpërthen bombola e gazit, plagoset 24-vjeçarja



Shpërthen bombola e gazit, plagoset 24-vjeçarja

08:31 03/10/2017

Një 24-vjeçare ka mbetur e plagosur pas shpërthimit të bombolës së gazit në një apartament në lagjen Nr.2 të qytetit të Laçit.

Policia bën me dije se bombola e gazit ndodhej në ballkon, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.

E plagosura me iniciale M.G është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet dhe ndodhet jashtë rezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:40 në banesën e qytetarit me iniciale M.G. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur tërësisht shkaqet e shpërthimit.

/tvklan.al



Të ngjashme