Shkaku i aksidentit mbetet i paqartë

Të paktën 20 persona u vranë në shpërthimin e një cisternë në një rajon në veri të Libanit.

Kryqi i kuq njoftoi se edhe 7 persona mbetën të plagosur të cilët u dërguan për ndihmë në spital.

Disa video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një zjarr të madh në vendin e shpërthimit.

Shkaku është i paqartë për momentin.

Libani ndodhet aktualisht në një prej krizave më të mëdha ekonomike dhe në vend po lulëzon kontrabanda karburantit me cisterna.

Tv Klan