Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ndodhi gjatë natës në rrugën “Ymer Kurti” në Tiranë.

Lënda plasëse ishte vënë në qepenin e një dyqani.

Nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Një grup i posaçëm ka nisur hetimet për të identifikuar motivet dhe autorët e këtij akti.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë ndërsa janë marrë në pyetje pronarët e dyqanit ku ishte vendosur tritoli.

Tv Klan