Shpëtimi qëndron tek ngjyrat



Shpëtimi qëndron tek ngjyrat

16:05 24/09/2020

Propozimet e stilistëve për pranverë-verë 2021

Për herë të parë pas shumë vitesh nuk ka asnjë veshje ngjyrë të zezë. Koleksioni pranverë-verë 2021 i Dolçe Gabana-s, prezantuar në javën e modës në Milano është një himn i alegrisë.

‘Patchwork di Sicilia’ ka ngjyra të shumta dhe kombinime të tyre në një stil të pazakontë. Bashkim i toneve nga me ekstremet për të përcjellë një mesazh bashkëjetese të kulturave të ndryshme në të gjithë boten dhe nevojës për të promovuar vlerën e të ndryshmes.

Stilistët Domenico Dolce e Stefano Gabbana kanë transformuar një koleksion të 1992, fryme në vitet ‘70, për të dhënë një mesazh kurajoje në përballimin të bashkuar të  kësaj pandemie që ka ndryshuar mënyrën e jetesës deri në absurditet.

Tv Klan




Të ngjashme