Kombëtarja Shpresa arriti fitoren e parë në kualifikueset e Euro 2019. Kuqezinjtë e Alban Bushit morën 3 pikët në fushën e Islandës falë suksesit 3 – 2 të arritur të hënën.

Kristal Abazaj dhe Fiorin Durmishaj ishin protagonistë me golat e tyre. Ky i fundit vulosi triumfin e Shqipërisë në minutën e 75’.

Kombëtarja shpresa vinte në takim pas humbjes në çastet e fundit me Irlandën e Veriut. Shqipëria U21 renditet në vendin e dytë në grup në kuotën e 4 pikëve ku ndodhen ekipe si Spanja që nuk kanë zhvilluar ende asnjë takim./Tv Klan