Reja do të aktivizojë sërish futbollistë të rinj

Ndeshja me Lituaninë sot në orën 18:00 në Vilnius është një sfidë kyçe për ecurinë e Shqipërisë në grupin e Ligës së Kombeve.

Fitorja do ta distanconte nga një kundërshtar që u largua me 3 pikë nga Tirana.

Në këtë takim trajneri Edoardo Reja do të besojë sërish te të rinjtë. Në fushë pritet të ketë edhe debutues, që do të shërbejnë edhe për rinovimin e ekipit.

“Kisha dëshirë ta bëja këtë në mënyrë më graduale, por jam i detyruar për faktin se nuk kemi alternativa të tjera. Kam shumë besim te këta të rinj dhe jam i sigurt se do të bëjnë një paraqitje të mirë”.

Trajneri i Lituanisë, Valdas Urbonas thotë se skuadra e tij është në formë, duke parë paraqitjet e fundit.

“Duke parë gjendjen tonë, kemi më shumë besim sesa para ndeshjes së parë në Tiranë. Këto nuk janë fjalë boshe, por bazuar në rezultatet tona dhe në lojën që kemi treguar”.

Situata në grup është e barabartë, pasi të gjitha skuadrat kanë 4 pikë pas 3 javëve në Ligën e Kombeve.

Tv Klan