Kuqezinjtë marrin 3 pikët e para në kualifikueset e Botërorit

Shqipëria e nisi me fitore fushatën kualifikuese të Botërorit 2022. Kombëtarja mundi me rezultatin e ngushtë 1-0 Andorrën në transfertë në një ndeshje ku rastet nuk munguan. Kuqezinjtë nuk arritën të shënonin më shumë në sfidën me kundërshtarin modest.

Goli erdhi vetëm në fundin e pjesës së parë, pas disa mundësive para portës të Andorrës. Emrir Lenjani shfrytëzoi një krosim të Keidi Bares, duke realizuar golin që solli 3 pikë. Në pjesën e dytë vendasit u shfaqën pak më kërkues, por pa mundur të befasojnë Etrit Berishën. Trajneri Edy Reja gjatë pjesë së dytë bëri disa zëvendësime.

Armando Broja, i cili e nisi nga stoli lojën pati një mundësi të mirë në minutat e fundit. Kjo fitore bën që Shqipëria të vendoset e dyta në të njëjtën kuotë pikësh me Anglinë, kundërshtarin e radhës që mundi 5-0 San Marinon. Në barazim 3-3 u mbyll takimi tjetër i grupit mes Hungarisë dhe Polonisë.

Tv Klan