Shqipëria pa shkollë riedukimi!

Shqipëria pa shkollë riedukimi!

21:30 08/11/2020

Të miturit që kryejnë krime nuk dënohen. Rrezik potencial për qytetarët

Veprat penale të kryera nga të mitur, megjithëse në shifra jo shumë të larta, janë një nga pikat më të ndjeshme të shoqërisë.

Pas rastit të transmetuar më herët në Klan Plus, ku dy të mitur vjedhin një dyqan në zonën e “Myslym Shyrit”, duke marrë shkas edhe nga intervista e zhvilluar me Vasilika Hysin, u pa e arsyeshme, drejtimi i një kërkese, institucionit të Ministrisë së Drejtësisë, për më shumë informacion mbi punën e tyre, në drejtim të institucioneve të rehabilitimit, riedukimit dhe trajtimit të të miturve.

Aktualisht në vendin tonë, që prej vitit 1994, nuk kemi asnjë qendër riedukimi. I vetmi institucion ku të miturit vuajnë dënimin, është burgu i të miturve në Kavajë. Por pse nuk kemi ende një qendër të tillë?

Pra jemi në rrugën e hapjes së një qendre të re, që do të trajtojë fëmijë me probleme të tilla.

Duket se në deklaratën e tij, Këshilltari për Burgjet pranë Ministrisë së Drejtësisë, flet për një numër të ulët të të miturve që kryejnë vepra penale, duke e justifikuar me këtë pjesë edhe mungesën e shkollës së riedukimi

Por Ministria e Drejtësisë nuk është i vetmi rregullator i këtij problemi. Ndikim kanë edhe institucionet e tjera apo komuniteti. Roli i bashkive është shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye Klan Plus iu drejtua edhe Bashkisë Tiranë, për të marrë një rezyme të situatës me të miturit, si evidentohen, si trajtohen dhe cili është roli konkret i institucioneve vendore.

Motivet që i shtyjnë këto grupmosha të kryejnë vepra të tilla, janë të ndryshme.

Denoncimi në kohë dhe bashkëpunimi, janë mënyra më e mirë për të ulur numrin e rasteve të të miturve që kryejnë vepra penale.

Klan Plus





Të ngjashme