Kombëtarja e femrave U17 pati një debutim për tu harruar në kualifikueset e Europianit.

Vajzat kuqezi u mundën thellë 14 – 0 nga Irlanda të hënën në turneun që po zhvillohet në Serbi. Një ndeshje pa histori për ekipin e sapokrijuar nga Nevil Dede, në përbërje vetëm me futbollistë nga kampionati vendas.

Shqipëria nuk arriti të godiste të paktën një herë portën kundërshtare. Tek irlandezet u aktivizua edhe një lojtare me prejardhje shqiptare. Jessica Ziu arriti të realizonte 2 nga golat, njëri prej tyre me 11-metërsh. Shqipëria U17 e femrave është në të njëjtin grup me Serbinë dhe Uellsin, përfaqëuese që do të luajë në ditët e ardhshme.

Tv Klan